• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mallorca llogarit në Muriqin për Villarrealin

13/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është plotësisht i gatshëm për lojë pasi është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar te Mallorca për duelin ndaj Villarrealit.

Trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, ka konfirmuar aktivizimin e sulmuesit kosovar në këtë ndeshje, në konferencën për shtyp.

Arrasate, të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e xhiros së pestë të La Ligas spanjolle.

Ndeshja Mallorca – Villarreal, luhet të shtunën prej orës 14:00 dhe është e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Mallorca zë vendin e 10-të në tabelë me 5 pikë të tubuara, 3 më pak se Villarreali që është i katërti dhe nuk di për humbje këtë sezon.

“Ai ka stërvitur si gjithë të tjerët dhe është i gatshëm për lojë. E kam parë në formë të mirë, në gjendje të përkryer. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por i kam parë dy golat. Ai është lojtar i përkushtuar në atë që e bën. Në ndeshjen e parë luajti vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën zëvendësimi ishte për ta ruajtur. Këtë javë u stërvit normalisht dhe është i gatshëm, për fatin tonë”, ka deklaruar trajneri Arrasate.

Muriqi këtë muaj ishte i grumbulluar me Kosovën për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, me Rumaninë dhe Qipron.

Ai luajti për 66 minuta në humbjen e Kosovës 3:0 nga Rumania në Prishtinë, ndërsa me Qipron u zëvendësua më të përfunduar pjesa e parë.

Në fakt, Muriqi ndaj Qipros shënoi dy gola duke ndihmuar në fitoren e thellë të Kosovës 4:0 në Larnaca.

Muriqi formë të mirë ka shfaqur edhe me Mallorcan këtë sezon, ku në katër ndeshje kampionale ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Next Post

Guardiola, pa Aké dhe dyshimin Haaland: Moment i vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.