Monday, 18. May 2026
Sport

Reali, Ancelotti: Oferta nga Arabia për Vinicius? Nuk e di

GS 13/09/2024 2 Min. Lesezeit

Duke qenë se Vinicius Junior nuk e ka nisur mirë këtë sezon, a mund të gjendet një shkak mes ofertës që mori nga Arabia Saudite dhe paraqitjeve të tij? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë Carlo Ancelottit në konferencën për shtyp sot, në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Real Sociedad. Trajneri i Real Madridit është përgjigjur kështu: “Nuk e di nëse ka pasur një ofertë apo jo. Unë flas me të gjithë lojtarët e mi çdo ditë dhe nuk kemi folur kurrë për këtë temë. Vinicius-it i pëlqen të luajë futboll aq shumë sa që asgjë nga jashtë nuk do e shqetësojë”.

A është Valverde pak i turpshëm? Si e shihni atë?

“Nuk e di nëse është i turpshëm. Por ai është një lojtar që merr më shumë përgjegjësi në dhomën e zhveshjes. Kemi humbur disa si Kroos apo Nacho. Ka të tjerë që po përparojnë si Valverde.

Mendoj se ai nuk është i turpshëm, shoh një lojtar shumë të rëndësishëm për ne. Jam shumë i lumtur, Valverde ka gjithçka që i nevojitet një mesfushori të nivelit të lartë. Forca, cilësia, inteligjenca… Ai është një lojtar spektakolar”.

A po mendoni për ndryshime?

“Nuk jam shumë i shqetësuar për të luajtur 7 ndeshje, jemi mësuar, vlerësimi i lodhjes është shumë i rëndësishëm. Brazilianët janë nën vëzhgim sepse nuk kanë pasur shumë kohë për të punuar dhe pushuar. Duhet të përpiqemi të shmangim dëmtimet. Vitin e fundit kemi luajtur shumë dhe kemi duruar mirë… Duhet të jetojmë me këtë. Me këtë program garash, megjithatë, është normale të kesh dëmtime”.

 

Teilen: