• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Refuzohet kërkesa e Robinhos për lirim, mbetet në burg

13/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Robinho do të qëndrojë në burg në Sao Paulo. Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka votuar kundër lirimit të kërkuar nga mbrojtja e ish-futbollistit të Real Madrid, AC Milan dhe Manchester City, i cili ndodhet në burg që nga marsi për një përdhunim në grup të vitit 2013 në Itali.

Luis Fux, relator i çështjes, e arsyetoi refuzimin duke saktësuar se “nuk ka pasur shkelje të dukshme të rregullave kushtetuese”. Mbrojtja e ish-futbollistit pretendon se nuk mund ta vuajë dënimin në Brazil pasi ngjarjet ndodhën në Itali dhe për këtë arsye lojtari duhet të lirohet derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Pas “jo” së magjistraturës, procesi u pezullua menjëherë për një kohë të pacaktuar, ndaj Robinho do të qëndrojë pas hekurave deri në rihapjen e çështjes. Avokatët kanë saktësuar se mund të apelojnë ende dënimin, i cili për rrjedhojë nuk është ende përfundimtar.

Robinho ndodhet në një nga burgjet më të rrezikshme në botë, Tremembé. “Ka qeli që kanë gjashtë shtretër betoni për gjashtëdhjetë burra dhe ku nuk kishte as hapësirë ​​për t’u shtrirë në dysheme”, thuhet në një raport të Human Rights Watch. Për më tepër, shumë të burgosur janë të sëmurë dhe bandat e organizuara kontrollojnë gjithçka që ndodh brenda.

 

Next Post

Haaland, më i shpejti në Premier

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.