• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martino jep lajmin e mirë: Messi është gati

13/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi u dëmtua në finalen e Copa América më 14 korrik dhe që atëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme. Për herë të parë në karrierën e tij 20-vjeçare, ish-lojtari i Barcelonës ka dy muaj që është jashtë fushës për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, i cili e përjashtoi edhe nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit të luajtura nga skuadra e tij argjentinase ditët e fundit, kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Messi u rikthye në stërvitje para pushimit ndërkombëtar, duke u përgatitur për rikthimin e tij në MLS; një rikthim që duket i afërt pavarësisht mungesës së tij në seancën stërvitore të së mërkurës, e cila kishte ngritur dyshime. Shkaku? Një infeksion në fyt, ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, siç shpjegoi trajneri Gerardo Martino: “Pulce është mirë, ai u rikthye dje në stërvitje dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme”.

Ndeshja e radhës e Inter Miamit në shtëpi do të zhvillohet të shtunën më 14 shtator kundër Philadelphia Union. Skuadra e Floridës arriti të kualifikohet në play-off që do t’i japë mundësinë për të garuar për titullin dhe po kryeson Konferencën e Lindjes, pavarësisht mungesës së zgjatur të yllit të saj.

Next Post

Situata te Junajtid, një “like” në Instagram mund të fushë në telashe Garnaçon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.