Thursday, 9. April 2026
Sport

Dortmundi mezi fiton 

GS 13/09/2024 1 Min. Lesezeit

Dortmundi mezi ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Heidenhemit, në takimin e javës së tretë të Bundesliga I.

Futbollistët verdhezinj me mund të madh ndalën tre pikë në konak të tyre.

Për Dortmundin realizuan Malen (12′), Adeyemi (17′) e 41′) e Can (90+2′) dhe për Heidenheimin shënuan Pieringer (39′) e Breunig (74′- nga penalltia).

Dortmundi kryeson me 7 pikë e Heidenheim është në pozitën e dytë me 6 sosh. 

Heidenheim pësoi humbjen e parë në kampionat.

Teilen: