Klubi i Koresë së Jugut, Suwon FC, ndërpreu të premten kontratën e mesfushorit ndërkombëtar (20 ndeshje) Son Jun-ho, i pezulluar përgjithmonë të martën nga Federata Kineze e Futbollit, për trukim të dyshuar të ndeshjeve dhe baste të paligjshme.
“Ne kemi vendosur të pranojmë kërkesën e Son Jun-hos për të ndërprerë kontratën e tij, pasi ai shprehu shqetësimin për klubin, shokët e tij të skuadrës dhe tifozët,”– zbuloi drejtori sportiv i Suwon, Choi Soonho.
Ai kërkoi “faljen e tij të sinqertë për tifozët e Suwon dhe të gjithë tifozët e futbollit të Koresë së Jugut, për shqetësimin që mund të ketë shkaktuar kjo situatë”.
Lojtari korean akuzon Kinën për shantazh
Opinioni publik ishte kthyer kundër Son Jun-ho, që në konferencën e tij për shtyp të mërkurën, e cila “la më shumë pyetje sesa përgjigje” sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.
I dyshuari 32-vjeçar, me 42 persona të tjerë, për “marrje ryshfeti nga punonjës joshtetëror”, kishte deklaruar me lot në sy pafajësinë e tij dhe kishte denoncuar “rrëfimin e rremë”.
Ai kishte akuzuar Kinën për shantazh: “Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të pranoja akuzat që as nuk i kuptoja, duke menduar se mund të kthehesha shpejt te familja ime”.
Son Jun-ho, i cili luajti me Shandong Taishan në kampionatin kinez, u kthye në vendin e tij në mars 2024, pas dhjetë muaj burgimi në Kinë.