Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ballkani mposht Prishtinën, Suhareka fiton në Ferizaj

GS 14/09/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani dhe Suhareka, kanë marrë fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Si Ballkani ashtu edhe Suhareka fituan me rezultatin identik 1:0.

Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Prishtinës, ndërsa Suhareka fitoi në udhëtim tek Ferizaj.

Në krye të Ballkanit debutoi trajneri Artim Pollozhani që startoi me fitore.

Golin e fitores për Ballkanin e shënoi Bernard Karrica në minutën e 82-të, kurse Suharekës fitoren ia siguroi Liridon Fetahaj që realizoi në minutën e 29-të.

Me këto fitore, si Ballkani ashtu edhe Suhareka kanë tubuar nga 10 pikë dhe prijnë në tabelë.

Prishtina, që regjistroi humbjen e parë këtë sezon mbetet në kuotën e 7 pikëve kurse Ferizaj ka 4 pikë të mbledhura.

Teilen: