• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Poker’ ndaj Venezias, Milani merr fitoren e parë të sezonit në Serie A

15/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ka arritur të marrë fitoren e parë këtë sezon në Serie A duke e mposhtur në shtëpi Venezian me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së katërt.

Vendasit arritën që të kalojnë në epërsi që në minutën e dytë pas një aksioni fantastik nga Rafael Leao i cili asistoi tek Theo Hernandez që realizoi një gol të bukur për 1-0.

Kuqezinjtë shënuan edhe golin e dytë në minutën e 16-të kur Christian Pulisic me krosimin e tij e gjeti Matteo Gabbian që dyfishoi shifrat.

Të besuarit e Paulo Fonsecas nuk u ndalën më kaq dhe shënuan sërish, kësaj radhe me Pulisic në rolin e golashënuesit i cili nga pika e bardhë nuk gaboi për 3-0.

Pikërisht nga penalltia Milani e gjeti edhe golin e katërt, por kësaj radhe atë e ekzekutoi Tammy Abraham, i cili me qetësi e mposhti portierin mysafir (4-0).

Në pjesën e dytë miqtë arritën që ta gjejnë golin, por ai u anulua më pas nga VAR-i për goditje të dënimit gjatë ndërtimit të aksionit.

Kjo ishe fitorja e parë për Milanin këtë sezon në Serie A pasi paraprakisht nuk kishin arritur të marrin tri pikë në takimet ndaj Torinos, Parmës dhe Lazios.

Next Post

“Galaktikët” fitojnë në transfertë, Mbappe e Vinicius heronj të “Los Blancos” përballë Real Sociedad

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.