Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dy ndeshje luhen sot në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

GS 15/09/2024 1 Min. Lesezeit

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje.

Vëmendja kryesore është në Podujevë, aty ku luhet derbi i kësaj jave.

Llapi është nikoqir i Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Llapjanët nuk e kanë nisur fare mirë sezonin e ri ku në katër ndeshjen kanë katër pikë

Teksa, Drita ka vetëm një ndeshje të luajtuar dhe e ka fituar.

Sfidat e tjera të gjilanasëve janë shtyer për shkak të angazhimeve në Evropë.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiro luhet në Klinë, mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Të dy sfidat fillojnë nga ora 15:00.

Teilen: