Lionel Messi u rikthye në aksion 62 ditë pas dëmtimit të kyçit të këmbës në finalen e Copa América dhe menjëherë u bë kryefjalë. Në fakt, “Pulce” shënoi menjëherë: një dygolësh dhe një asistim që mbylli 3-1 ndeshjen ndaj Philadelphia Union.
Mes 26′ dhe 30′, në fakt, Messi shënoi një dopietw fantastik që kapërceu deficitin fillestar të nënshkruar nga Mikael Uhre dhe më pas bëri një asistim për mikun dhe shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez për të mbyllur përfundimisht ndeshjen.