Tuesday, 19. May 2026
Sport

Derbi i Londrës luhet sot në Premier League

GS 15/09/2024 1 Min. Lesezeit

Tottenham sot është nikoqir i Arsenalit në derbin e Londrës në kuadër të xhiros së katërt në Premier League.

Ndeshja nis me fillim nga ora 15:00.

Në tri ndeshjet e para vendasit kanë katër pikë me bilanc prej një fitore, një barazim dhe një humbje. Teksa, Topçinjtë pas tri lojeve kanë dy fitore e një barazim.

Arsenal hyn në këtë ndeshje me tri mungesa të mëdha, kapiteni Odegaard i cili është lënduar me kombëtaren, Rice i suspenduar dhe Merino po ashtu i dëmtuar.

Kurse tek Spurs, mungon braziliani Richarlison.

Në ndeshjet e sezonit të kaluar, të drejtuarit e Artetas njërën e kanë fituar kurse tjetrën kanë luajtur baras.

Teilen: