Fitorja e katërt në katër ndeshje dhe një tjetër paraqitje bindëse për Paris Saint-Germain. Skuadra e Luis Enrique mundi Brest 3-1 dje dhe trajneri spanjoll shprehet i kënaqur: “Nuk është vetëm fitorja, është edhe mënyra se si luajtëm për të marrë fitoren. Është një provë e mëtejshme se ne po shkojmë në drejtimin e duhur”.
“Brest është një ekip që punon mirë. Së bashku me trajnerin e saj, një ekip i kompletuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje Është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre, por unë mendoj se ishim më të mirët nga fillimi në fund. Tifozët, duke na mbështetur, na kanë dhënë shumë forcë, mendoj se lidhja me ta është pothuajse perfekte”.
E premte 13 shtator
St. Etienne - Lille 1-0
E shtunë 14 shtator
Marsejë – Nice 2-0
Auxerre – Monaco 0-3
PSG – Brest 3-1
E diel 15 shtator
Rennes - Montpellier
Nantes - Reims
Strasburg - Angers
Toulouse - Le Havre
Lens - Lyon