Tuesday, 19. May 2026
Sport

Paçarada dhe Hoti ndëshkohen me kartona të verdhë në Gjermani  

GS 15/09/2024 1 Min. Lesezeit

Koln-it nuk po i shkon ashtu siç ka planifikuar më fillim të edicionit të ri në Bundesliga II. 

Skuadra e Kolnit zhgënjeu në vatër të vet duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Magdeburgu. 

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada dhe Andi Hoti janë ndëshkuar me kartona të verdhë. 

Hoti në minutën e 27-të dhe Paçarada dy minuta më vonë.

Paçarada është paraqitu titullar si zakonisht për Koln-in dhe Hoti për Magdeburgun.

Për Kolnin shënoi Downs (49′) dhe për Magdeburgun Michel (66′) e Hugonet (83′).

Pas javës së pestë, Magderburg rendite në vend të tretë me 11 pikë apo me 3 fitore e dy barazime, pa humbje dhe Koln është në të 8-tin me 7 pikë.

Teilen: