Partizani i Tiranës do të luajë këtë të hënë përballë Laçit në transfertë, sfidën e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që do të zhvillohet në Kurbin, do të startojë në orën 16:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i “Demave”, serbi Aleksandar Veselinoviq.
Si ju duket niveli i futbollit shqiptar Kategoria Superiore?
“Gjithmonë flitet për nivelin e futbollit. Kemi 5 kampionate më cilësore, Angli, Spanjë, Gjermani, Itali, Francë që janë niveli më i lartë.
Kam punuar në Arabinë Saudite dhe tani futbolli atje pozicionohet në vendin e 8 të klasifikimit të FIFA-s një arritje fantastike. Edhe në shtetet e tjera si Turqia e me radhë niveli futbollit është mjaft i mirë.
Këtu në Shqipëri ajo që është mjaft pozitive për nivelin e futbollit është fakti se askush nuk mund të thotë me bindje që nesër mund të fitoj ndeshjen. Të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira.
Për mua çdo pikë e marrë në kategorinë superiore është flori. Ne mundëm Teutën morëm 3 pikë , ndërkohë që Teuta fitoi në Korçë ndaj Skënderbeut. Bylis – Tirana një ndeshje ku rezultati u përmbys disa herë. Dua ti përgëzoj të gjitha skuadrat, komplimente për atë çka dhurojnë në ndeshje.
E përsëris edhe pse kam pak kohë këtu askush nuk mund të thotë që nesër na pret një ndeshje e lehtë. Ky është një bonus shumë i madh për futbollin shqiptar dhe sidomos për lojtarët e rinj, pasi çdo javë i pret një ndeshje shumë e fortë.
Ky fakt është shumë pozitiv dhe progres për futbollin. Tabela e klasifikimit është një tjetër tregues pasi pas katër javësh skuadrat që kryesojnë kanë 7 pikë nga 12-të të mundshmet ndërsa diferenca me skuadrat e vendit të shtatë apo të tetë është vetëm 3 pikë. Ndaj jam i sigurtë në atë që citova pak më parë, çdo pikë e fituar është flori”, tha Veselinoviq.