Tuesday, 19. May 2026
Sport

Inzagi i beson Asllanit vendin e titullarit, ja si rreshtohet Interi në duelin ndaj Monzës

GS 15/09/2024 1 Min. Lesezeit

Do të startojë në orën 20:45, dueli mes Monzës dhe Interit i vlefshëm për javën e katërt të Serisë A.  

ASLLANI

Trajneri zikaltër  Simone Inzagi ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë, talentit shqiptar, Kristjan Asllani, që do të formojë mesfushën së bashku me Fratezin dhe Mkhitarjan. 

Titullar gjithashtu është preferuar edhe Karlos Augusto, që do të formojë treshën e mbrojtjes me Pavar dhe De Vraj.  

Linjat anësore i besohen Darmian dhe Dimarkos, ndërkohë që në sulm nuk ka surpriza me Turam dhe Lautaro Martinez nga minuta e parë.  

Interi vjen në këtë duel pas 2 triumfesh radhazi, ndërsa Monza në javën e fundit barazoi ndaj Fiorentinës.  

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

Teilen: