Në Francë nuk kanë dyshime. Adrien Rabiot, të të vijojë karrierë te Marseja. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se ish-mesfushori i Juventusit ka arritur akordin total me skuadrën e De Zerbit ku do të firmosë për 2 vite.
Gjatë merkatos, u përfol shumë për interesime nga klube “big”, por në fund Rabiot, zgjodhi të surprizonte duke pranuar transferimin te Marseja.
Mesfushori 29-vjeçar në të kaluarën është aktivizuar me klube të rëndësishme në futbollin europian si PSG dhe Juventus, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Marsejës.