Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dy gola në finish, Monza barazon me kampionin e Italisë

GS 15/09/2024 1 Min. Lesezeit

Finish dramatik dhe me dy gola. 

Monza ka befasuar kampionin e Italisë, Interin, duke luajtur baras (1:1). 

Mota shënoi në minutën e 81-të për Monzën dhe Dumfries e ka barazuar rezultatin dy minuta pa përfunduar takimi. 

Kristjan Asllani është paraqitur titullar deri në minutën e 74-të për Interin.

Inter është në vend të dytë me 8 pikë e  ka një më pak se Napoli dhe Monza renditet në të 15-tin me 3 sosh.

Teilen: