• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pse po i gjuajnë penalltitë me radhë Mbappe me Vinicius?

16/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi do të nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve në sfidën e të martës mbrëma ku përballë do të ketë skuadrën gjermane Stuttgart.

Për Kylian Mbappe do të jetë debutim me fanellën e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, teksa ai ishte vendimtar në fitoren 0-2 ndaj Real Sociedad.

Francezi ka folur fillimisht për fitoren në kampionat, ku shënoi një gol nga penalltia.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund fituam. Luajtëm kundër një ekipi të madh, por u kthyem në shtëpi me një fitore të madhe. Jemi duke u përmirësuar dita-ditës. Ndoshta kemi qenë disi me fat, sepse ata kanë goditur tri herë shtyllën, por jemi të lumtur për fitoren”, deklaroi Mbappe.

Mbappe thotë se e kupton se çfarë ka nevojë skuadra dhe synon që të startojnë me fitore në ‘Champions’.

“E kuptoj se për çfarë kanë nevojë skuadra, trajneri dhe shokët e mi dhe jam i sigurt që të martën mund të ndihmoj skuadrën time dhe të fillojmë të fitojmë edhe në Ligën e Kampionëve”, tha sulmuesi.

Në fund Mbappe ka folur dhe për rastin e çuditshëm të penalltive të Realit, ku ai dhe Vini po i ekzekutojnë me radhë!

“E rëndësishme është që katër penalltitë kanë përfunduar në rrjetë, jo kush i ekzekutoi. Ne i kemi shënuar të katërta dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ylli francez.

Next Post

Shqipëria U17 e vajzave, në turneun “Female Football” në Itali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.