• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futboll, sherr shqiptaro-maqedonas/ Konflikt mes lojtarëve në ndeshjen Gostivari-Vardar, përplasja filloi pas barazimit të miqve

16/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Asgjë nuk është e lehtë në një vend ku jetojnë dy etni.

Një rast i tillë është shteti me emrin Maqedonia e Veriut, dikur thjesht Maqedoni, dhe ku maqedonasit e shqiptarët ndodh edhe që përplasen.

Liga e Parë e futbollit të këtij shteti u trondit nga acarimi mes lojtarëve të të dyja skuadrave në sfidën Gostivari-Vardar, me vendasit kryesisht shqiptarë, që ishin përballë ekipit më të lavdishëm maqedonas, por që prej vitesh është në krizë.

Skuadra nga Gostivari kaloi e para në epërsi, ndërsa miqtë barazuan në sekondat e fundit të sfidës e ndoshta kjo ishte një nga arsyet e acarimit.

Një përplasje masive ndodhi pranë vijës së mesit të fushës, pranë stolave të dy ekipeve, dhe u desh ndërhyrja e policisë që gjithçka të vihej nën kontroll.

Dëmtime fizike të lojtarëve nuk pati.

Gostivari është në vendin e pestë, në një kampionat ku po dominojnë Shkëndija e Tetovës, Rabotnicki dhe Struga, ndërsa Vardari vazhdon të jetë larg lavdisë së dikurshme, pasi ndodhet në vendin e fundit. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Ronaldo apo Messi, kush e fiton garën 100 metra sipas simulatorit kompjuterik?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.