Tuesday, 19. May 2026
Sport

Gjilani arrin fitoren e parë, mposhtë Feronikelin 74

GS 16/09/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Gjilanit, ka arritur fitoren e parë në edicionin 2024-2025 të Superligës së Kosovës në futboll.

Të hënën Gjilani mposhti Feronikelin 74 me rezultatin përfundimtar 2 me 0.

“Skifterat” e hapën ndeshjen në minutën e tretë ku realizuan me anë të futbollistit Senad Jaroviq, teksa golin për dy me zero e realizoi Sabit Bulali në shtesën e pjesës së parë.

Në frekuencën e dytë të ndeshjes, dy skuadrat paten disa raste shënimi por që nuk realizuan dhe ndeshja përfundoi 2 me 0 në të mirën e vendasve.

Me këtë fitore kuq e bardhët renditen në vendin e 7-të me 5 pikë, teksa Nikli ndodhet i fundit pa pike.

Teilen: