• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar paralajmëron brazilianët e Real Madrid për sulmuesin

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk u bënë asnjëherë shokë. E kundërta, mes tyre ekzistonte një rivalitet I madh, që duket se ka shkuar deri në armiqësi. Që mes Kylian Mbappe dhe Neymar nuk kishte një raport të mirë kur të dy luanin për Paris SG, kjo dihej, por edhe tani që dy yjet e futbollit janë mijëra kilometra larg nga njëri-tjetri mëritë nuk janë shuar.

Konfirmimi për këtë vjen nga Neymar.

Sulmuesi brazilian I ka shkruajtur një letër patriotëve të tij te Real Madrid, duke I paralajmëruar për Mbape, me të cilin do të ndajnë dhomat e zhveshjes dhe fushën me skuadrën “los blankos”.

Mediat franceze kanë zbuluar se Neymar i është drejtuar Eder Militao, Endrick, Rodrygo dhe Vinicius Junior me fjalë aspak të mira për shokun e ri të ekipit.

Mes të tjerash, Neymar iu ka thënë atyre se “të ndash dhomën e zhveshjes me Mbappe është një ferr, një katastrofë e vërtetë”.

Dy sulmuesi luajtën bashkë te Paris SG nga viti 2017 deri 2023 dhe bashkëjetesa e tyre nuk ishte aspak e lehtë, e konfirmuar kjo me zë dhe figurë.

Neymar dhe Mbappe u përplasën publikisht se kush do të gjunte një 11-metërsh, ndërsa po ashtu, sulmuesi francez u kap nga kamerat teksa ankohej te trajneri i atëherëshëm Maurizio Pochettino se braziliani nuk i pasonte, duke përdorur fjalë fyese në drejtim të tij. Tani, ky rivalitet pasurohet me një tjetër episod, që këtë herë i kalon fushat e lojës.

Next Post

Asani me “hat-trick” në Championsin e Azisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.