Friday, 14. August 2026
Sport

Asani me “hat-trick” në Championsin e Azisë

GS 17/09/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka shkëlqyer në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Asani ishte protagonist i fitores së ekipit të tij, Gëangju ndaj Yokohama Marinos, kundërshtar që e mposhti me rezultatin e thellë 7:3.

Me këtë triumf, Gëangju e nisi sezonin në Championsin e Azisë me fitore kurse Asani ndihmoi me tri gola të shënuar dhe një asistim.

Qysh në minutën e 2-të, Asani e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:1 në të mirë të ekipit vendas.

Në pjesën e dytë, Asani shënoi edhe dy gola tjerë. Fillimisht, në minutën e 55-të realizoi për 3:1 kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e dytë të kohës shtesë për ta vulosur rezultatin e ndeshjes dhe fitoren e ekipit të tij.

Asani ishte i pazëvendësueshëm te Gëangju, ndërsa dhuroi edhe një asistim për golin e katërt të ekipit nga Koreja e Jugut.

Teilen: