Tuesday, 19. May 2026
Sport

Asani shkëlqen në Champions, sulmuesi kuqezi shënon 3 gola në debutim

GS 17/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani ka shkëlqyer në debutimin e tij me skuadrën e Gwangjusë në Ligën e Kampioneve të Azisë. Asani ka shënuar 3 gola në suksesin 7-3 të skuadrës së tij përballë japonezëve të Yokohomas.

Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë (duke shënuar golin e tretë dhe të shtatë të skuadrës së tij), madje ka dhënë edhe një asist.

Pas golave në kampionat, Asani shënon edhe në Champions, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon te klubi korean.

Teilen: