Kenan Yildiz, në moshën 19 vjeç e 136 ditë, shënoi golin që i dha Juventusit epërsinë ndaj PSV-së, duke thyer rekordin e Alessandro Del Piero, i cili shënoi golin e tij të parë në Champions League në moshën 20 vjeç e 308 ditë dhe kështu u bë më i riu shënues i Juventusit në historinë e kompeticionit.
Goli i shënuar ndaj holandezëve është goli klasik “Del Piero” dhe fotografia u plotësua me festën si të Aleks.
🔥 @delpieroale‘s very first #UCL goal… we thought it looked familiar! 😛 pic.twitter.com/7YNxjzrajf
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 17, 2024
Yildiz u bë gjithashtu lojtari i dytë më i ri që starton në Champions League për Juventusin, pas Fabio Miretti (19 vjeç e 34 ditë).