• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE MILAN-LIVERPUL/ Menja del duke qarë nga fusha e lojës, një 19-vjeçar në portën e kuqezinjve (VIDEO)

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan dhe Liverpul kthejnë sot në Ligën e Kampioneve, turneun më të rëndësishëm për klube në Europë që tashmë shfaq një format të ri.

pulisic

Të dy skuadrat duan të jenë protagoniste në këtë turne dhe një start me fitore do ta bënte më të lehtë rrugëtimin që në këtë sezon të dy palët e kanë me trajnerë të rinj në drejtim.

LIVE MILAN-LIVERPUL 1-2
3′ Pulisiç / 23′ Konate, 41′ Van Dajk

NGJARJET KRYESORE.

60’ Milani kërkon penallti për një prekje të topit me dorë në zonën e Liverpulit, por gjyqtari nuk e mendon njëlloj dhe ndëshkon me të verdhë trajnerin Fonseka për protesta. (VIDEO)

52’ Menja del duke qarë nga fusha e lojës, në vendin e tij është 19-vjeçari Torriani. (VIDEO)

48’ Zhota shfaqet para Menja, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i cili dëmtohet dhe kërkon ndërrim. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e supersfidës pa ndryshime mes skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 për Liverpulin.

45’+4’ Gakpo në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje të fortë, Menja devijon në këndore. (VIDEO)

41’ GOOOL LIVERPULI! Një tjetër goditje këndi sjell golin e radhës për anglezët, me Van Dajk i cili me kokë çon topin në rrjetë. (VIDEO)

40’ Salah niset në kundërsulm dhe nga një pozicion i favorshëm tenton portën, Menja devijon duke shpëtuar kuqezinjtë. (VIDEO)

39’ Gakpo tenton nga distanca, gjuajtja e tij ndalet në duart e Menja. (VIDEO)

30’ Përsëri traversë nga Salah! Sulmuesi egjiptian është i pafat teksa i mohohet për herën e dytë festa e golit. (VIDEO)

26’ Zhota ka mundësinë e artë për të kaluar menjëherë në avantazh ekipin e tij me një inkursion në krahun e majtë, por gjuajtja e tij gjen vetëm pjesën e jashtme të shtyllës në të djathtë Menja. (VIDEO)

23’ GOOOL LIVERPULI! Pas një goditje këndi, Konate me kokë mposht mbrojtësit kuqezi dhe portierin Menja. (VIDEO)

17’ Traversë e Salah! Ylli i Liverpulit gjen hapësirën në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje që mposht Menja, por ndalet nga traversa. (VIDEO)

3’ GOOOL MILANI! Start i rrufeshëm i kuqezinjve me Pulisiç i cili nga e djathta lëshon një gjuajtje të pakapshme duke i dhënë avanatzhin skuadrës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në ”San Siro”.

sdfdsffdsdsdsfdsf

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Motta pas Juve-PSV: Të rrisim nivelin e posedimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.