Herri Kejn ishte i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme teksa shënoi plot 4 gola në triumfin 9 me 2 që Bajerni arriti në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve.
3 gola Kejn i shënoi nga penalltitë, duke u bërë lojtari i parë që shënon tripletë me penallti në një ndeshje Champions-i, dhe anglezi i parë që shënon 4 gola në një ndeshje që nga vitit 1991.
4 – Harry Kane is the first player to score a hat-trick of penalties in a European Cup/Champions League match, and the first Englishman to score 4 in a match in the competition since @9smudge for Arsenal against FK Austria Wien in 1991. Fab. pic.twitter.com/WjPR736xDO
— OptaJoe (@OptaJoe) September 17, 2024
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Kejn me “pokerin” e sotëm barazoi Uejn Runin me 30 gola në Champions, si lojtari anglez që ka shënuar më shumë në këtë kompeticion (me përjashtim të kualifikueseve të Champions-it).
Harry Kane scores his 30th UEFA Champions League goal, drawing level with Wayne Rooney as the top scoring English player in the competition (excluding qualifiers).#UCL pic.twitter.com/EaKn0JjIuL
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) September 17, 2024
PANORAMASPORT.AL