Tuesday, 19. May 2026
Sport

Pulisic: Rezultat i keq sërish…

GS 18/09/2024 1 Min. Lesezeit

Christian Pulisic pranon se humbja 3-1 ndaj Liverpool-it ishte një tjetër rezultat i keq për Milanin.

Kuqezinjtë patën fillimin e përsosur në Ligën e Kampionëve kur shënuan brenda tre minutave në San Siro me goditjen e Pulisic.

Megjithatë, ishte një ëndërr jetëshkurtër, sepse në pjesën e parë  Ibrahim Konate dhe Virgil van Dijk rikthyen gjithçka.

“Është një tjetër rezultat i keq për ne”, tha Pulisic për Sky Sport Italia.

“Ne duhet të gjejmë përgjigjet në mënyrë që të përmirësohemi. Ne duam të fitojmë ndeshje”.

“Ka qenë një fillim i vështirë i sezonit. Ndeshja tjetër me Interin do të jetë e vështirë, duhet të japim gjithçka dhe t’i kthejmë gjërat”, përfundoi Pulisic.

/GazetaBlic Sport

Teilen: