Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Muller vendos një rekord të ri në Champions

GS 18/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi veteran Thomas Muller vazhdon që të vendosë rekorde në fushën e blertë me fanellën e Bayernit të Mynihut.

35-vjeçari me ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Dinamos së Zagrebit (e fituar me rezultatin e thellë 9-2), grumbulloi paraqitjen e tij të 152-të në Champions League me fanellën e gjigantëve gjermanë.

Gjermani theu rekordin që i përkiste Xavit, atë të më shumë paraqitjeve në Champions League me të njëjtën fanellë. Spanjolli me fanellën e  Barcelonës ishte ndalur në 151 paraqitje.

Teilen: