• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Trepça ka kaluar pengesën e parë në turneun kualifikues, i cili po mbahet në Belek të Turqisë.

Të mërkurën, Trepça ka triumfuar ndaj kampionit të Qipros, Keravnos, të cilin e mposhti me shifrat 82:79.

Me këtë triumf, Trepça ka eliminuar Keravnosin në çerekfinale për të avancuar në gjysmëfinale të turneut, fazë në të cilën do të përballet me ekipin nga Çekia, Nymburk, në ndeshjen që luhet të premten.

Tani, Trepça është vetëm dy fitore larg kualifikimit në stinorin e rregullt apo fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, Trepça është bërë ekipi i parë nga Kosova që ka kaluar një kundërshtar në kualifikimet e Championsit, gjë që nuk e kanë arritur në të shkuarën Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli e Peja.

Dueli mes Trepçës dhe Keravnosit ishte tejet dramatik pasi ekipi nga Mitrovica e konfirmoi fitoren pasi qipriotët dështuan në tri tentime për tri pikë në aksionin e fundit.

Trepça e nisi mirë ndeshjen dhe dominoi çerekun e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 23:14, por Keravnosi u kthye në periudhën e dytë dhe pas 20-të minuta lojë rezultati ishte 44:44.

Mitrovicasit u shkëputën në çerekun e tretë dhe në dhjetë minutat e fundit, arritën ta mbajnë epërsinë për ta konfirmuar fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale të turneut kualifikues.

Desmond Cambridge ishte më efikasi te Trepça me 2ë pikë të shënuara, ndërsa në këtë fitore kontribuan edhe Mikaile Tmushiq me 20 pikë e Samuel Hunter me 10 pikë të shënuara.

Në rast se Trepça mposht Nymburkun të premten, atëherë do të kualifikohet në finalen e turneut që luhet të dielën, dhe fituesi i saj kualifikohet në stinorin e rregullt të Ligës së Kampionëve.

 

 

Next Post

Tiago Mota pas suksesit të Juves: Ishim konkretë, Vlahoviç është… emocional

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.