• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi nuk ka frikë nga Manchester City

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi ka besim, por e di që dueli kundër Mançester Sitit është i vështirë dhe delikat.

“Duhet të kemi shumë kilometra në këmbë, agresivitet dhe dëshirë për t’u sakrifikuar ndaj një skuadre shumë të fortë”, tha fillimisht trajneri i Interit në konferencën për shtyp.

Liga e Kampionëve vjen menjerëherë pas Monzës, ku Interi bëri një ndeshje shumë të dobët, por kundër “alienëve” të Sitit duhet një tjetër skuadër dhe trajneri e di mirë.

“Çdo skuadër në Europë duhet që t’ia lërë topin Man. Sitit. Ne duhet që të jemi të zotët në të dyja fazat dhe të qartë kur e kemi topin në zotërim. Finalja? Unë e kam parë finalen një javë pas humbjes dhe një muaj më përpara kur ishin në grumbullim.

Në çdo rast nuk mendoj se kemi të bërë me një hakmarrje sepse kjo nuk është një ndeshje finale, por thjesht një ndeshje grupi.

Është një format i ri në Ligën e Kampionëve, më spektakolar dhe interesant. Do të jetë kënaqësi që të përballem me Pepin. E kam takuar 3 herë në jetë. Është trajneri më i mirë në qarkullim, një inspirim për mua”, tha Simone.

Ai gjithashtu është ndalur edhe tek tema e ndeshjeve të ngjeshura.

Next Post

LIGA E KAMPIONEVE/ 8 skuadra do të zbresin në fushë, zbuloni formacionet zyrtare të të gjitha sfidave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.