U luajtën prej orës 18:45, dy duelet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Sparta e Pragës shkëlqeu me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Salcburgut, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë.
Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke vulosur shifrat në 3-0. Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli.
Përballja tjetër mes Bolonjës dhe Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim pa gola. Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4-t, me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski.
REZULTATET LIVE:
BOLONJA – SHAKHTAR DONJETSK 0-0
PENALLTIA E HUMBUR NGA SUDAKOV: VIDEO
SPARTA E PRAGËS – SALCBURG 3-0
Kairinen 2′, Olatunji 42′, Laçi 58′
GOLI I QAZIM LAÇIT: VIDEO
GOLI I OLATUNJIT: VIDEO
GOLI I KAIRINEN: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
BOLONJA – SHAKHTAR DONJETSK
SPARTA E PRAGËS – SALCBURG
PANORAMASPORT.AL