• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi bllokon City-n, fitojnë PSG e Dortmund

18/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Interi bllokon City-n në Manchester, mbyllet 0-0. Skuadra e Inzaghit luan një ndeshje perfekte në mbrojtje, duke ia hequr mundësinë Cityt për të qenë i rrezikshëm. Luan një pjesë të parë të guximshme, mbron mirë dhe rrezikon kundërshtarin meThuramin dhe Darmian. City, i rrezikshëm me Bernardo Silvën. Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës shfaqet më kërkuese, Interi bie pak dhe rrezikon diçka më shumë, por Foden (i cili hyri në pjesën e dytë) nuk është veçanërisht i saktë. Aventura e zikaltërve në Champions League nis me një pikë të çmuar.

Manchester City përfundoi një ndeshje të Champions pa shënuar për herë të parë që nga tetori 2022 (0-0 kundër Borussia Dortmund), duke i dhënë fund një serie prej 18 ndeshjesh radhazi me të paktën një gol të shënuar në turne.

Debutimi me fitore i PSG-së në Champions, që mundi Girona 1-0 në Parc des Princes falë autogolit në minutën e 90-të të portierit argjentinas Gazzaniga (i ndihmuar nga Nuno Mendes).

Borussia Dortmund gjithashtu bëri mirë, duke fituar 3-0 në fushën e Bruges me dopietën e Gittens dhe Guirassy. Goleadë për Celticun, i cili mposhti 5-1 Slovan Bratislavën.

Next Post

Qazim Laçi me notë të mirë në Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.