Sunday, 5. April 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH, ja dy ndeshjet që do të vijnë në ekran këtë fundjavë

GS 19/09/2024 1 Min. Lesezeit

Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë së Parë. 6 takimet e kësaj jave do të luhen të ndara në dy ditë. Të shtunën do të luhen 4 ndeshje, ndërsa të dielën 2 takime.

Një nga ndeshjet më interesante të javës, sfida Lushnja-Besa do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar. Të shtunën do të luhen edhe takimet Korabi-Vora, Pogradeci-Erzeni dhe Kastrioti-Burreli.

Përballja Flamurtari-Apolonia do të luhet të dielën dhe do të vijë për shikuesit drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Të dielën luhet edhe ndeshja Valbona-Kukësi.

Të gjitha sfidat e kësaj jave të Kategorisë së Parë do të luhen në orën 16:00.

Teilen: