• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të Superligës

19/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten janë caktuar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Shorti për delegimin e gjyqtarëve është tërhequr në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa derbi i kësaj xhiroje do të luhet në qytetin e Gjilanit, ku Drita përballet me Ballkanin.

Në këtë derbi, gjyqtar kryesor do të jetë Lirim Kastrati që do të ndihmohet nga asistentët Bujar Selimaj e Fatlum Jashari, ndërsa Vigan Ibërdemaj do të jetë gjyqtar i katërt.

Genc Nuza do të jetë në VAR dhe do të asistohet nga Arbnor Bullatovci në ndeshjen që do të luhet të dielën prej orës 15:00.

Të dielën do të luhet edhe ndeshja Malisheva – Gjilani, ku gjyqtar kryesor edhe Visar Kastrati që do të asistohet nga Fatluim Berisha e Hekuran Osmani kurse Gramos Shala është gjyqtar i katërt.

Treshja Dardan Çaka, Granit Hyseni e Bekim Rama janë të deleguar për duelin e së premtes ndërmjet Prishtinës e Dukagjinit, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Dueli Ferizaj – Llapi do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu me asistentët Edmond Zeqiri e Gëzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt është Egzon Daka.

Kjo përballje luhet të shtunën sikurse edhe ndeshja Suhareka – Feronikeli ’74, në të cilën gjyqtarë do të jenë Eridon Podvorica kryesor, Fatmir Sekiraqa e Meriton Berisha asistentë kurse i katërti do të jetë Ilir Mehmeti.

Next Post

“San Siro” plot, rekord të ardhurash në derbin Inter-Milan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.