• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Armand Duka e fal babain e futbollistit

19/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

News24 disponon deklaratën e Armand Dukës dorëzuar në Prokurori, ku kreu i FSHF shprehet se kërkon t’i falë 7 personat të cilët e kishin kanosur për shkak të detyrës.

Deklarata e Dukës është bërë më datë 12 shtator dhe është dorëzuar në organin e akuzës.Duka kërkon që pas shfaqjes së pendesës nga autorët e kanosjes ndaj tij, të falë presidentin e klubit Iliria, Nazmi Selmanin, djemtë e tij Brajan e Santiago Selmani dhe të arrestuarit e tjerë Petrit Selmanin, Adolf Selmanin, Artur Selmanin dhe Redian Locin.

“Duke marrë në konsideratë shprehjen e pendesës së tyre dhe të familjarëve të tyre, dëshiroj të shpreh faljen time për shtetasit: Nazmi Isuf Selmani, Brajan Nazmi Selmani, Santiago Nazmi Selmani, Redian Haxhi Loci, Petrit Petrit Selmani, dhe shtetasit Adolf Nazmi Selmani dhe Artur Luan Selmani”, shprehet Duka në deklaratën e tij.

Duka shprehet se kërkon nga organet kompetente deklarata falje individuale e tij të merret në konsideratë gjatë hetimeve të kryera, me qëllim shmangien e të gjitha konflikteve dhe promovimit të vlerave të FSHF sipas tij.

Më datë 30 gusht Policia e Durrësit arrestoi presidentin e klubit të futbollit Iliria Nazmi Selmani dhe 4 persona të tjerë, pas kallëzimit të Dukës se Nazmi Selmani e kishte kanosur duke i kërkuar llogari pse djali i tij Gentjan Selmani nuk ishte grumbulluar në Kombëtare.

Ndërkohë ditën e sotme Apeli liroi Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, ndërsa tre të tjerët ishin liruar më parë.

Next Post

“Jemi duke punuar për t’u përmirësuar”, Van Dajk: I kënaqur sesi u rikthyem me Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.