Tuesday, 19. May 2026
Sport

FOTO/ Harta e Kosovës në flamurin serb, skandal në Beograd gjatë sfidës së Champions League

GS 19/09/2024 1 Min. Lesezeit

 

Futbolli është sporti më i bukur në botë, por jo atëherë kur ngatërrohet me politikën.

Në ndeshjen e vlefshme për Champions League mes Crvena Zvezda dhe Benfica, tifozët serb nuk kanë hezituar të shpalosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë.

Foto e shkrepur në stadiumin Stadion Rajko Mitić (Belgrade) po qarkullon në rrjet, teksa ka marrë shpërndarje të gjerë.

Kjo nuk është hera e parë që shikojmë gjëra të tilla, pasi edhe më parë janë hasur raste skandaloze të ngjashme ndërsa masat serioze të UEFA-s mungojnë.

Image

 

Teilen: