• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali optimist: Kur fitojmë takimin e parë, në fund marrin trofeun

19/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi madrilen do të synojë kurorën numër 16 në historinë e tyre dhe që të jenë kampionët e parë, me ndryshimin e formatit të kompeticionit më madhështor për klube.

Sipas së përditshmes spanjolle “AS” Real Madrid në 7 fitoret e fundit të Ligës së Kampionëve në këtë shekull të ri, ka arritur gjithmonë ta fitojë sfidën e parë të edicionit.

Kështu duke nisur nga sezoni 2001-2002, ku Real fitoi ndeshjen e parë ndaj Romës e më pas ngriti lart trofeun pas finales së Glasgou të fituar 2-1 ndaj Leverkuzenit,  e deri në sezonin e shkuar teksa Reali fitoi 1-0 ndeshjen e parë ndaj gjermanëve të Union Berlinit, e më pas edhe trofeun e 15 në histori pas suksesit 2-0 në “Uembli” ndaj Dortmundit.

Në Madrid shpresojnë për një tjetër sukses të “Los Blankos”, aq më tepër që skuadra e Ançelottit është përforcuar edhe më shumë pas ardhjes së “yllit” francez, Kilian Mbape.

“AS” sjell në vëmendje këto numra që në futboll janë gjithmonë të rëndësishëm, pavarësisht se për shumëkënd mund të jenë vetëm supersticion. Për prestigjiozen “AS” ndeshja e parë për madrilenët sjell gjithmonë fat.

Next Post

E do Arsenali, mbrojtësi i Barcelonës: Mendoj vetëm për ekipin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.