Saturday, 7. March 2026
Sport

“Pak gabime dhe i përqëndruar”, ja si vlerësohet Berat Gjimshiti për ndeshjen me Arsenalin

GS 20/09/2024 1 Min. Lesezeit

Berat Gjimshiti ishte edhe një herë tjetër një nga më të mirët në fushë për Atalantën, këtë herë në sfidën ndaj Arsenalit, e vlefshme për javën e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampioneve në formatin e ri.gjimshitiNdeshja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dhe paraqitja e bërë i siguroi mbrojtësit të Kombëtares vlerësimin me notën 7.

NOTA 7 – “Më pak gabime në krahasim me ndeshjen ndaj Fiorentinës, luan me më shumë vëmendje dhe përqendrim pa u lejuar praktikisht asgjë anglezëve” ishte komenti i “Tuttomercatoweb”, ndërsa faqja e “Eurosport” i vendosi kapitenit të kuqezinjve një notë më të ulët për shkak të mungesës së punës më pak të dukshme në repartin e prapavijës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: