Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t, foli në një konferencë për shtypin para ndeshjes me Arsenalin, që e konsideroi rivalin më të madh të ekipit të tij në dy sezonet e fundit.
“Ne jemi ekip i mirë, por ata janë gjithashtu të mirë: bëjnë gjëra të mira në të gjitha aspektet: presionin të lartë, mbrojtje të thellë, në tranzicion. Arsenali është ekip i kompletuar, prandaj kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj në dy sezonet e fundit. Çdo sezon ata bëhen gjithnjë e më të mirë”.
Mungesa e Odegaardit
“Më vjen shumë keq për të. Më pëlqen gjithmonë të luaj kundër skuadrës më të madhe dhe më të ashpër. Sigurisht, ai është një lojtar i rëndësishëm, por vit pas viti, ndërsa Arsenali përmirësohet, është sepse ata investojnë shumë në një ekip të fortë. Fakti që ata luajtën të enjten është një avantazh për ne, por nëse doni do të bëj një listë se sa herë në 8 vitet e fundit kemi pasur këtë disavantazh ndaj kundërshtarëve të vështirë, ajo do të jetë e gjatë.”
Sterling
“I uroj atij gjithë të mirat. Nuk mund t’i kuptojmë vitet e para të epokës sime në Manchester pa Raheem. Ai ishte shumë i rëndësishëm! I uroj atij gjithë të mirat. Natyrisht, do të preferoja që ai të mos luante mirë të dielën.”
Foden titullar?
“Çdo lojtar ka nevojë për një pushim dhe ai ka pasur disa probleme në javët e fundit, por ai luajti 45 minuta të mira në ndeshjen e fundit. Ishte lojtari më i mirë në Premier League sezonin e kaluar, kështu që, pa dyshim që kemi nevojë për të. Intensiteti dhe presioni i tij, lëvizjet e tij në hapësira të ngushta janë ndër më të mirat në botë, prandaj ne jemi të lumtur që është kthyer”.
Gjendja e De Bruyne
“Sot ndihet pak më mirë. Ka ditë pushimi, nesër do të ketë stërvitje dhe do të shohim. A mund të thirret? Mundet…”.