• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Veselinoviç “godet me pambuk” Tiranën

20/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e shtunë në orën 20:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e gjashtë të “Abissnet Superiore”. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat që nuk kërkojnë të bëjnë ndonjë hap fals, sidomos në një përballje të tillë. Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç foli në lidhje me këtë duel.

“Ne e kemi përgatitur ndeshjen ashtu siç i kemi përgatitur të gjitha duke i dhënë rëndësinë e duhur. Tirana ka histori, është një ekip tradite, dhe duhet të ketë respektin maksimal, por gjithashtu Partizani është një klub i madh dhe duhet të mendojmë për veten tonë. Momentalisht që flasim, të gjithë lojtarët janë të gatshëm, kemi seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të vendos për formacionin”.

Tekniku 54-vjeçar ka marrë informacione të rëndësishme sa i përket kundërshtarit duke përmendur disa emra lojtarësh, që skuadra e tij duhet të ketë kujdes.

“Mendoj se kam një informacion sa i përket skuadrës së Tiranës. Kola Haxhiu, Ismajli, mund të them dhe emra të tjerë, është një ekip i ri, por për momentin dueht të mendojmë për veten tonë”.

Aleksandar Veselinoviç nuk e sheh derbin aspak si presion, por sipas tij kjo përballje duhet të jetë një ditë festive për të gjithë

“Nuk e mendoj aspak që te Partizani ka presion sa i përket ndeshjes, kjo është një përballje që duhet të jetë festive për të gjithë, të gjithë ato që do të jenë të pranishëm në këtë derbi, ta përjetojnë një festë të vërtetë. Ne do të jemi aktorët në fushë, mjafton që njerëzit ta shijojnë këtë ndeshje”.

Next Post

Kimmich me “valixhe në duar”, “ylli” gjerman ëndërron Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.