• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferguson ka frikë nga demenca

21/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson ka dhënë rrallë intervista vitet e fundit, por së fundmi ka vendosur të flasë me mediumin BBC për shëndetin e tij.

Ferguson, i cili në fillim të vitit 2018 përfundoi në një operacion urgjent për shkak të një hemorragjie në tru, tani ndihet mirë, por pranon se në moshën 82-vjeçare ka frikë nga demenca dhe sëmundja e Alzheimerit.

Një vit më parë, legjendari Bobby Charlton vdiq pas një beteje të gjatë me demencën, ndërsa legjendar Denis Law po lufton Alzheimerin në moshën 85-vjeçare.

“Unë jam 82 vjeç, është normale që të shqetësohem. Do të gënjej nëse do të thosha se nuk po mendoja nëse marr demencë ose Alzheimer”, ka thënë fillimisht Ferguson dhe zbuloi mënyrën se si përpiqet të qëndrojë i shëndetshëm.

“Kujtesa ime është shumë e mirë dhe bëj disa gjëra që më bëjnë dobi. Lexoj shumë dhe ajo që më bën të qartë mendjen janë kuizet”.

“Ndez YouTube, i gjej ato kuizet prej 100 pyetjesh dhe u përgjigjem atyre. Nëse nuk i jap 70 për qind të përgjigjeve të sakta, jam i shqetësuar”, shtoi skocezi, i cili pranoi se ndonjëherë i mungon të menaxhojë lojën nga bankina.

Next Post

Sfida me Kumbullën, Reali Madridi kërkon rekord

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.