• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sadiki kërkon ta nis me fitore në stolin e Besës

21/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga momenti kur kryesia vendosi të shkëpusë marrëdhëniet me trajnerin Aleksandar Tanevski, “timoni” i Besës nga Dobërdolli i është besuar Burim Sadikit, së paku deri në gjetjen e trajnerit të ri.

Gjatë të gjithë këtyre ditëve të javës së pragndeshjes me Pelisterin, Sadiki, ka qenë i përqëndruar me skuadrën për ndeshjen e vështirë.

Në prononcimin e dhënë për Open-TV, një ditë përpara ndeshjes, Sadiki flet për ballafaqimin me manastirasit.

Ai thotë se brenda grupit të skuadrës së tij ka shumë kualitet dhe lojtarë me përvojë, andaj mendon se ndeshja me Pelisterin do të jetë pikë kthesë drejt rezultateve pozitive.

Sadiki ka besim të plotë tek skuadra dhe mendon që kundër Pelisterit lojtarët e tij do të bëjmë më të mirën dhe pikët do të ngelin në Gostivar.

“Normalisht që ne si skuadër brenda grupit kemi shumë kualitet dhe lojtarë me përvojë, andaj mendoj se ndeshja  me Pelisterin do të jetë pike kthesë e jona drejt rezultateve pozitive.

Kemi punuar mirë këto ditë dhe mendoj që lojtarët janë të vetëdijshëm dhe të motivuar për të dhënë më të mirën në fushë. Kam besim të plotë tek skuadra, andaj mendoj që kundër Pelisterit do të bëjmë më të mirën dhe pikët do të ngelin në Gostivar”, deklaroi Burim Sadiki, duke shtuar se i pëlqen puna e trajnerit.

“Jam një kohë të gjatë në futboll dhe është një punë që më pëlqen, e kam pasion”, shtoi ai.

Ndeshja Besa-Pelisteri do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim prej orës 15:00.

Next Post

VIDEO/ Makineri golash, Sadiku i papërmbajtshëm! Bomberi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e gjashtë radhazi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.