Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nuk ia huqin nga penalltia, Real Madridi me rekord interesant në Spanjë!

GS 22/09/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka arritur një rekord interesant pasi mposhti 4-1 Espanyol në xhiron e gjashtë të La Ligës.

Los Blancos u bë skuadra e parë që shënoi pesë gola nga penalltitë pas gjashtë ndeshjeve të para të një sezoni në La Liga në të gjithë shekullin e 21-të.

Kylian Mbappe është lojtari i dytë i Real Madridit që shënon nga penalltia në tre ndeshje radhazi të La Ligës përgjatë shekullit të 21-të (tre gola), pas Karim Benzema midis marsit dhe prillit 2022 (gjithashtu tre).

/GazetaBlic Sport

Teilen: