• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Numri i ndeshjeve në Champions, Gjimshiti kalon Rodrin dhe Foden

22/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte në “Champions” kundër Arsenalit dhe u vlerësua me notën 7 në përfundimin e takimit.

Kapiteni kuqezi nuk gaboi në asnjë detaj duke vërtetuar edhe një herë peshën e tij tek Atalanta.

Por, përpara ndeshjes, ra në sy një statistikë që “CBS Sports” publikoi në lidhje me numrin e ndeshjeve të disa lojtarëve në dy vitet e fundit, duke përfshirë këtu ato paraqitje me klubin dhe ekipin kombëtar.

Në 5 lojtarët e parë, Gjimshiti renditej në vendin e tretë me 130 ndeshje gjithsej, duke lënë pas Rodrin me 129 ndeshje dhe Foden me 124.

Vetëm dy futbollistë ishin përpara mbrojtësit të Kombëtares shqiptare: Julian Alvares me 131 ndeshje, (një më shumë) dhe Bruno Fernandes me 132 paraqitje, i cili ishte në vendin e parë të kësaj renditjeje interesante.

Kjo tregon edhe njëherë, rendimentin e lartë që Berat Gjimshiti ka treguar në dy vitet e fundit, duke qenë një pikë stabël për bergamaskët, por edhe për ekipin përfaqësues.

Next Post

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ja kur do të zhvillohet takimi i radhës i qeverisë evropiane të futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.