• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dubois akuzohet se ka dhënë dy goditje të paligjshme para se të nokautonte Joshuan

22/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka akuzuar Daniel Dubois se ka dhuruar dy goditje të paligjshmë në meçin që u zhvillua të shtunën në mbrëmje.

Përkundër faktit që u nokautua nga Dubois në raundin e pestë, Hearn përmendi disa momente kur ai kishte thyer rregullat, duke lënë të dyshohet se Joshua është goditur në organet gjenitale gjatë raundit të tretë ose të katërt.

Hearn gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij ndaj Joshuas për faktin se nuk e ka përdorur kohën e plotë të rikuperimit që kishte në dispozicion, por i kishte dhuruar mundësinë kundërshtarit që të marrë një fitore bindëse.

“I thashë atij duhet të jeni krenar për mënyrën se si jeni rikthyer në këtë meç pasi për mua pas raundit të dytë, meçi kishte përfunduar”.

Për më shumë, ai shprehu nervozizmin e tij për disa goditje që ka dhuruar Dubois duke nënkuptuar se ato ishin të paligjshme.

“Shikoni, kur Daniel Dubois e goditi atë në organet gjenitale gjatë raundit të tretë ose të katërt, unë po i bërtisja Joshuas që të merrte pesë minuta të plotë pushim”.

“Ai i tha gjyqtarit jam mirë, le të shkojmë dhe unë nuk e dija se çfarë po bënte ai. Pastaj ndodhi sërish. Ai erdhi vetëm për të luftuar, ishte një luftë e fortë. Aq të zemëruar sa jemi, Daniel meriton duartrokitje”, ka thënë Hearn./Telegrafi/

Next Post

Teuta-Dinamo në RTSH, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.