Tuesday, 10. March 2026
Sport

Vaki kosovare: Ndalet rryma në sallën “Sezair Surroi” gjatë ndeshjes mes Bashkimit dhe Vëllaznimit

GS 22/09/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bashkimit arriti fitore 72-51 ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e Superligës së Kosovës në basketboll.

Por gjatë kësaj ndeshje ndodhi një moment interesant në sallën “Sezai Surroi”.

Derisa një lojtar ishte duke u bërë gati për të gjuajtur topin drejt koshit, u ndal rryma në sallë.

Sigurisht që ndeshje u pezullua për pak minuta, derisa rryma erdhi në qytetin e Prizrenit.

Teilen: