• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vëllezërit Baran e Doan Karabeg me super paraqitje në Itali

23/09/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllezërit Baran e Doan Karabeg gjatë fundjavës ishin pjesëmarrës të garës prestigjioze në Trento të Italisë.

Gara u organizua nga IRK Promotion në bashkëpunim me TBKART, në shtegun ALA KARTING, ndërsa ka qenë kampionat i hapur, por edhe italian.

Nga pesë gara sprint gjatë ditës, Barani e ka siguruar vendin në mesin e 10 më të mirëve, ndërsa në fund është renditur i dyti, që është rezultat shumë i mirë duke marrë parasysh konkurrencën e fortë që ishte në garë.

Përveç kësaj, u vërejt edhe mungesa e përvojës së Baranit në gara sprint, aq më tepër kur bëhet fjalë për shtegun më të rrezikshëm në Itali, gjë të cilën e ka cekur edhe drejtori i garës gjatë brifingut me garues.

Ai disa herë i ka këshilluar garuesit të kenë maksimalisht kujdes, sidomos në kthesën e parë, që është shume e shpejtë dhe e rezikshme për faktin që muri mbrojtës është shumë afër.

Duhet cekur që edhe Doani ka pasur paraqitje shumë të mirë, duke e siguruar pjesëmarrjen në garën finale të ditës, ndërsa në fund është renditur i 10-ti.

Deri tri gjiro para fundit ai ishte në pozitën e 6-të prej 14 garuesve, por për shkak të një incidenti të vogël ka rënë në pozitën e 10-të.

Gjithsesi ky është rezultat i mirë, pasi për Doanin ishte hera e parë që mori pjesë në këtë lloj të garave dhe motor ROTAX me fuqi 23 kuaj.

Next Post

Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.