Thursday, 19. March 2026
Sport

Marota: Kristian Vieri, një nga lojtarët e mi të preferuar…

GS 23/09/2024 1 Min. Lesezeit

Bepe Marota ka zgjedhur Kristian Vierin si një nga lojtarët më të preferuar të karrierës së tij si drejtues.

marota

Sigurisht që gjithçka ishte në kuadrin e batutave përpara fillimit të derbit.

“Kur unë e mora Vierin te Ravena ishte vetëm 18-vjeç dhe ishim të gjithë pa eksperiencë në atë kohë. Sigurisht që është lojtari im i preferuar sepse dëshmoi me kohën që ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme”, ka thënë Marota duke qeshur.

“Ky ishte derbi im i 18-të i Milanos. Një përgjegjësi e madhe për mua që drejtoj këtë skuadër. Jemi duke bërë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu si në kampionat ashtu edhe në Champions”, ka thënë presidenti i Interit përpara ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: