Trajneri i Real Madridit – Carlo Ancelotti, ka vendosur të pushojë Jude Bellingham dhe Dani Carvajal në ndeshjen e radhës me Alaves në La Liga.
Megjithatë, anglezi nuk është adhurues i kësaj ideje të Ancelottit. Shkak është bërë mungesa e gjatë për shkak të një dëmtimi në fillim të sezonit. Bellingham tani dëshiron të futet në ritmin e nevojshëm dhe të luajë kundër baskëve.
Jude Bellingham dhe Dani Carvajal janë të dy mirë dhe me siguri do të luajnë kundër Atletico Madrid në fundjavë. Eduardo Camavinga pritet të rifillojë stërvitjet të mërkurën dhe gjithashtu të jetë në radhë për derbin e Madridit.
Real Madridi mirëpret Alaves në Santiago Bernabeu nesër më 24 shtator dhe të dielën më 29 shtator viziton Atletico Madridin në Civitas Metropolitano. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport