Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka mbetur për një periudhë pa mesfushorin Rodri.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Rodri do t’i mungoj Cityt për disa javë për shkak të lëndimit që e pësoi në barazimin 2:2 kundër Arsenalit.
Mësohet se Rodri e ka lënduar gjurin në derbin e së dielës pas përplasjes që e pati me mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey.
Mungesa e Rodrit do të ndihet te City, pasi spanjoll është lider i ekipit të trajnerit Pep Guardiola.
28-vjeçari këtë sezon ka regjistruar 3 paraqitje për Cityn në të gjitha garat, ndërsa është në mesin e 30-të kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë”.